Sot ky artikull gjendet në shumë dieta si përbërës themelor. Mirëpo si të zgjidhni djathin e duhur të imët?

E para, lexoni përbërjen e produktit. Prania e qumështit dhe e djathit është e domosdoshme dhe e obligueshme.

Djathi i imët duhet t’u përshtatet standardeve dhe afati i tij i qëndrueshmërisë nuk duhet të jetë më i gjatë se 5 ditë. Kështu që kushtoni posaçërisht kujdes datës së prodhimit.

Në frigorifer me ngrirje të thellë djathi i imët mund të ruhet 2 – 3 javë, transmeton Telegrafi.

Nuk është gjithmonë e mundshme që vizualisht të vlerësoni cilësinë e djathit të imët.

Për ta përcaktuar praninë yndyrave bimore, është e domosdoshme që djathin e imët ta lini në temperaturë dhome një ditë.

Nëse ngjyra e djathit nuk ndryshon, ndërsa ai bëhet edhe më i thartë, është dëshmi që është natyral.

Mund të provoni edhe a ka në vete djathi i imët qull.

Është e nevojshme që mbi djathë të shtoni disa pika jodi. Nëse ngjyra bëhet e kafenjtë, atëherë djathi është natyralë. /TV Malisheva

Share.