Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me partnerin Enterprise Europe Network (EEN) organizuan sesion informues me bizneset anëtarë për mundësitë e zgjerimit të tregut vendor në atë evropian dhe botëror.
Së fundi, Kosova është bërë pjesë e rrjetit EEN, pjesë e së cilës janë mbi 600.000 biznese dhe 60 shtete nga e gjithë bota, ku përveç vendeve të Evropës përfshihen edhe SHBA, Kanada, Brazili dhe Zelanda e Re.
Qëllim kryesor i EEN Kosova është krijimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, takime të cilat mund të realizohen të gjitha në mënyrë virtuale, gjë e cila konsiderohet si lehtësi për bizneset, sidomos në këtë periudhë pandemie ku lëvizjet janë të kufizuara.
Përmes kësaj platforme bizneset përfitojnë takime B2B,pjesëmarrje në evente, panaire, konferenca dhe grante, pasi që për grante janë të ndara mbi 3 miliardë euro.
Për çdo informatë shtesë lidhur me këtë mundësi të zgjerimit të tregut, ju mund të kontaktoni Odën e Afarizmit të Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.