Këngëtari Trim Jetullahu ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Për Shqipni” titullohet projekti i tij i ri muzikor, që është në zhanrin hip hop dhe RnB.

Muzika është realizuar nga Edlir Begolli, gjersa edhe teksti është shkruar nga po i njëjti autor në bashkëpunim me Trimin.

Xhirimet e klipiut janë kryer në lokacione të ndryshme në Shqipëri, dhe për vizualizimin e projektit është kujdesur Melodi Studio.

Trimi është mjaft aktiv në tregun muzikore me projekte të ndryshme, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku i tij. /TV Malisheva

 

Share.