Kërkuesit e Universitetit të Georgias në SHBA pretendojnë se kanë zbuluar një ilaç anti-bakterial i cili bën të mundur që në harkun kohor të 24 orëve, të parandalojë përhapjen e Covid 19 nga të sëmurët tej personat e shëndetshëm.
I njohur si Molnupiravir, medikamenti sipas shkencëtarëve në fjalë, nuk lejon shumëfishimin e virusit. Mjeku që kryeson ekipin e studiuesve, Richard Plemper, thotë se kjo është hera e parë që një ilaç arrin të bllokojë shpejt transmetimin e Sars Cov 2.
“Një zhvillim i tille nënkupton një kthesë të madhe për shkencën”, tha mjeku specialist, sipas të cilit Molnupiravir e lufton koronavirusin sidomos në sistemin respirator ndërsa vepron edhe ndaj viruseve sezonale. Ndërkohë, për frenimin masiv të pandemisë, shpresat janë varur tek vaksinat. Pfizeri raportoi megjithatë disa probleme me zinxhirin e furnizimit më lëndën e pare, ndaj thotë se kjo e ka detyruar të ulë objektivin e saj të prodhimit për këtë vit. Kompania u shpreh se fundi se parashikon prodhimin e 50 milionë dozave të vaksinës së saj, një shifër kjo dy herë më e ulët nga sa ishte parashikuar më parë, kur pretendohej se do të prodhonte 100 milionë doza.