Jo vetëm TikTok. Twitch, faqja e live streamiung dhe video-lojërave, e nisur në 2011 dhe e blerë tre vjet më pas nga Amazon për 970 milionë dollarë, po rritet me ritme të shpejta.

Në Itali ka rreth 4 milionë persona shfaqen në Twitch çdo muaj. Ata janë kryesisht burra (67%) dhe studentë (24%), të interesuar në teknologji, shkencë dhe muzikë.

Sot Twitch në të gjithë botën ka një mesatare ditore prej 26.5 milionë vizitorësh dhe mbi 6 milionë transmetues çdo muaj, për një total prej 600 milionë minutash të shikuara në 2019.

Më shumë se gjysma e përdoruesve janë të moshës midis 18 dhe 34 dhe 14% janë nën 18 vjeç.

Twitch është një lloj YouTube i dedikuar video-lojërave, por ata që kanë një kanal nuk ngarkojnë video por transmetojnë drejtpërdrejt, ndërsa mundësohet edhe komunikimi mes anëtarëve.

Por shqetësues mbetet fakti se këtu mund të postosh çdo gjë. Nuk është e vështirë të hasësh lojtarë që bëjnë deklarata raciste dhe seksiste./TV Malisheva

Share.