Nëse jeni në vitet tuaja të 20’ta dhe keni probleme të vraponi për ta zënë autobusin, e lëre më të vraponi vazhdimisht për 20 minuta, atëherë mund të jeni në probleme të mëdha.

Sipas studimeve të reja, ka disa ushtrime të caktuara të cilat duhet t’i bëjmë gjatë periudhave të caktuara të jetës sonë.

Lista, e kompiluar nga Virgin Active, tregon ushtrimet të cilat duhet t’i bëni, duke u bazuar në moshën që keni.

Bashkë me përpilimin e kësaj liste, kompania e fitnesit gjithashtu ka kryer edhe një anketim me 2,000 personave, dhe ka zbuluar se gjysma e britanikëve kryesisht bëjnë ushtrime për t’u dukur bukur, e jo për të qenë të shëndetshëm.

Sipas tyre, është mosha 32 vjeçare kur ne fillojmë ta kemi prioritet shëndetin e jo pamjen fizike.

Sidoqoftë, këto janë ushtrimet të cilat duhet t’i bëni në bazë të moshës që keni:

Çfarë ushtrimet duhet të bëni në vitet tuaja të 20’ta:

– Vraponi 5 kilometra për 30 minuta

– Bëni 20 burpee

– Ta bëni ushtrimin dërrasë (plank) për një minutë

Çfarë ushtrime duhet të bëni në vitet tuaja të 30’ta:

– Duhet të vraponi një milje për më pak se nëntë minuta

– Ushtrimin dërrasë (plank) duhet ta bëni për 45 sekonda

– Duhet ta bëni ushtrimin deadlift me 50% më shumë kilogramë sesa pesha juaj e trupit

Çfarë ushtrime duhet të bëni në vitet tuaja të 40’ta:

– Të vraponi sprint për 60 sekonda pa u ndalur

– T’i bëni 10 pompa pa u ndalur

– Të jeni të aftë t’i prekni majat e gishtave të këmbës duke i mbajtur këmbët drejt

Çfarë ushtrime duhet të bëni në vitet tuaja të 50’ta:

– Duhet të jeni të aftë të vraponi me ritëm normal për 60 sekonda pa u ndalur

– Duhet të jeni të aftë t’i bëni 5 burpee pa u ndalur

Çfarë ushtrime duhet të bëni në vitet tuaja të 70’ta:

– Duhet të ecni një milje në më pak se 16 minuta

– Duhet t’i ngjitni 10 shkallë në më pak se 30 sekonda

– Duhet të ngriteni nga kjo karrige pa i përdorur duart dhe ta përsëritni këtë 12 herë brenda 30 sekondave. /TV Malisheva

Share.