Shpejtim Bulliqi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e LDK-se.
Dorëheqjen e tij ai e ka konfirmuar për Indeksonline.
E gjitha kjo si rezultat i zhvillimeve në procesin zgjedhor të LDK-së e në veçanti duke parë zhvillimet në kuvendin zgjedhor për kryetar të LDK-së dhe zgjedhjen në krye të saj të një klike komuniste dhe klienteliste nga uzurpuesit e saj.
“Nga sot pas një punë rreth 30 vjeçare jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat e LDK-se”, tha Bulliqi.
Dorëheqja e tij erdhi pas zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, ku kryetar u zgjodh Isa Mustafa me shumicë votash.