Kanë kaluar disa muaj që kur këngëtarja Dhurata Dora nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, duket se vitin 2020 artistja shqiptare nuk do e mbyllë me kaq – pasi ka filluar përgatitjet për një tjetër këngë.
Kjo është bërë e ditur në një postim të ndarë në InstaStory, ku iu ka dhënë më shumë hapësirë fansave të pyesin rreth jetës dhe karrierës përmes opsionit pyetje-përgjigje.
E pyetur nga një ndjekës se a është në përgatitje të ndonjë kënge të re, nuk mungoi një replikë e menjëhershme nga Dora.
“Po, një shumë shpejt”, ka qenë përgjigja e saj.
Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Zemër” nuk ka zbuluar asgjë më shumë duke lënë si befasi për publikun.
“Fajet” ndërkohë i fundit projekt i lansuar nga Dhurata në muajin korrik ka mbledhur afro 30 milionë klikime, për të cilin punoi me reperin Azet. /TV Malisheva