Apple ka nxjerrë në shitje kufjet e reja të AirPods Max, me vlerë 550 dollarë, duke i bërë më të shtrenjta sesa Xboxi i ri apo PlayStation i ri.
Sipas publikimit në What Hifi, kufjet e ngjashme pa kabllo që anulojnë zhurmën, të prodhuara nga Sony apo Sennheiser, shiten me pakicë për afro 350 dollarë.
Çmimi i lartë ka ngritur shumë pyetje për vlerën e produktit dhe shumë njerëz kanë reaguar habitshëm nëpër rrjete sociale
Kufjet pa kabllo dhe që anulojnë zhurmën, sipas Applet, kombinojnë dizajnin akustik, çipat H1 dhe softuer të avancuar për të ofruar “përvojën përfundimtare të dëgjimit”./TV Malisheva