Për Rudina Dembacaj është folur shumë gjatë vitit që lamë pas, madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se divorci i saj me Aleksin ka qenë kryefjala e shtypit rozë për disa javë me radhë, dhe mesa duket lajmet për të nuk mungojnë as këtë fundvit.
Aktorja shumë e dashur për publikun, ka preferuar të heshtë rreth kësaj çështjeje, duke mos dashur të japë detaje të tjera rreth kësaj teme,pasi tashmë zemra e saj i përket ish-deputetit të PS-së, Mark Frroku me të cilin edhe bashkëjeton.
Megjithatë kemi parë që ajo dhe ish-partneri ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe do të jenë gjithmonë të lidhur nga vajza e tyre, Viktoria.
Së fundmi Dembacaj ka publikuar disa foto të ëmbla me vajzën e saj dhe ish-bashkëshortin Aleksin. Në foto ata shihen duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Në ditët e pushimit, mami dhe babi, gjejnë gjithmonë kohë të gëzojnë Vikin ????”- shkroi Rudina krahas imazheve. /TV Malisheva