Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj i është rikthyer muzikës pas nëntë vitesh.

Por kësaj radhe ajo ka debutuar në tregun ndërkombëtar të muzikës, duke publikuar këngën e saj të parë në anglisht.

Kënga e saj titullohet “Precious”, e që në shqip përkthehet “e çmuar”.

Muzika është realiuzuar nga producenti Bloque, ndërsa për tekstin është kujdesur vet Anxhelina.

Klipi i këngës është shumë i veçantë, ku këngëtarja është shfaqur me një interpretim dhe performancë tejet delikate.

Nga komentet e para, duket se projekti i saj i ri muzikor është pritur mirë nga publiku, me shumë prej fansave që komentonin duke i uruar sukses në rrugën e re që ka nisur.

Anxhelina kishte planifikuar shumë vite më herët që të bënte këtë debutim, mirëpo uljet dhe ngritjet e shumta përgjatë rrugës, bën që kënga e saj e re të vijë pas kaq vitesh.

Ajo përndryshe nuk kishte publikuar këngë që nga viti 2011, kur me baladën “Kjo jetë s’mjaftoi” ishte prezantuar në festivalin Top Fest 8, dhe kishte marrë çmimin “Artistja e re më e mirë”. /TV Malisheva

Share.