Reperi i njohur shqiptar ka prej afro një viti që është larguar nga Kosova.
Ai së bashku me Erzinën dhe vajzën e tyre, Izën, kanë qëndruar në Kanadë, që njëherësh është edhe shteti rezident i bashkëshortes së tij.
Mirëpo pas Vitit të Ri, familja do të kthehen sërish në Kosovë, siç ka zbuluar një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Reperi ka qenë në heshtje edhe sa i përket muzikës, kjo edhe për faktin se viti pandemik i la pasiv shumë artistë, shkaku i mos-organizimit të koncerteve.
Megjithatë, pritet që me kthimin e tij reperi të nisë edhe punën për ndonjë projekt të ri muzikor.
Ai dhe Erzina kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një vit më parë, gjersa u bënë prindër vetëm disa muaj më vonë. /TV Malisheva