Shkrirja e mishit në temperaturën e dhomës

Temperaturat që konsiderohen të rrezikshme për ushqimet fillojnë nga 5 gradë Celcius. Në këtë temperaturë, bakteret e dëmshme të ushqimeve mund të shumohen me shpejtësi, prandaj është e këshillueshme që ta vendosni mishin në frigorifer (jo në zonën e akullit) ose shkrijeni në mikrovalë.

Larja e mishit të papjekur

Është krijuar ideja që kur e shpëlajmë diçka, e pastrojmë – megjithatë, kjo nuk është e vërtetë në rastin e mishit. Përgjithësisht nuk këshillohet pasi bakteret e mishit mund të përhapen lehtësisht në produkte, sipërfaqe dhe pajisje të vogla.

Të provuarit e ushqimit për të parë nëse është prishur

Mund të kuptohen bakteret e rrezikshme qoftë nga pamja ose shija e ushqimit. Sidoqoftë, disa baktere, qoftë në sasi të vogla, mund të shkaktojnë helmim serioz ndaj, për të shmangur këtë, hidhni çdo produket për të cilin dyshoni se është prishur.

Të lënit e mishit/peshkut të marinuar jashtë

Ky është një tjetër gabim që bëhet shpesh në kuzhinë. Duhet të keni parasysh gamën e rrezikshme të baktereve që mund të shumohen nga temperatura e dhomës. Duhet t’i lini gjithnjë në frigorifer.

Ekspozimi i mjaltit ndaj temperaturave të larta

Studimet kanë treguar se ekspozitimi i mjaltit ndaj temperaturave të larta mund të çojë në ulje të cilësisë së tij dhe në rritjen e komponentëve të rrezikshëm. /TV Malisheva

Share.