Veset tuaja në të ushqyer ndikohen në mënyrë direkte nga koha që i jepni organizmit tuaj për të tretur një vakt të caktuar.
Nëse ju arrini ta mbaroni mëngjesin, drekën apo darkën në një kohë shumë të shkurtër, ky është një dëm që ju po i shkaktoni organizmit.
Mbase ndonjëherë përdorimi i serviseve në të ngrënë ju duket theshtë humbje kohe, por në fakt nuk është aspak e tillë, pasi me anë të tyre ju keni mundësi të kontrolloni sasinë e udhqimit që hani dhe shpejtësinë tuaj në të ngrënë.
E rëndësishme është të dini që “trupit tuaj i nevojitet afro 30 minuta nga momenti që keni filluar të hani, për të përçuar kështu në tru sinjalin se ju tashmë jeni të ngopur”. Nëse ju nuk i jepni organizmit tuaj kohën e mjaftueshme për të proçesuar faktin që është ushqyer dhe për të larguar ndjesinë e urisë, me siguri do të vazhdoni të hani pa ndalur.
Nëse ushqeheni shumë shpejt, jeni të prirur për të shfaqur një ndër këto shenja të cilat në fakt hyjnë tek ato që paraqet kequshqyerja.
Ndjesia e lodhjes
Pas pushimit të drekës megjithëse keni ngrënë, vazhdoni të qëndroni para kompjuterit të lodhur dhe me qepallat e syve të rënduara. Arsyeja është e theshtë, nëse e keni ngrënë vaktin tuaj me nxitim organizmit nuk i ka dalë ende koha për të thithur nutrientët të cilët ju duhen ju për të vazhduar kativitetin e ditës.
Nëse kafshatat tuaja të ushqimit kanë qenë më të mëdha nga sa duhet, atëherë trupit tuaj i duhet akoma më shumë energji për të bërë zbërthimin e tyre në elementë ushqyes.
Probleme me humorin
Rreth 10% e neuroneve në trurin tonë lidhen në mënyrë direkte me mënyrën e të ushqyerit që ne kemi. Kujtesa, stresi, lodhja janë disa shenja të cilat i ndjejmë në mënyrë shumë më të theksuar atëherë kur truri ynë nuk e ka marrë sinjalin se stomaku është i mbushur.
Shtimi në peshë
Nëse ju nuk i jepni kohën organizmit tuaj kohën e mjaftueshme për të tretur një lloj të caktuar ushqimi ai do të vazhdojë pa pushim të “bluajë” atë çfarë ju i dhatë. Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni ndierë të fryrë, megjithëse vaktin e fundit e kishit ngrënë para shumë orësh?
Kjo ndodh vetëm nëse ju keni ngrënë me nxitim, pasi metabolizmit tuaj nuk i është dhënë koha e mjafueshme për të kryer tretjen e plotë të vaktit të më parshëm.
Pra, mos e konsideroni ushqyerjen vetëm si diçka e cila duhet bërë, pasi nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme sekreti i gjithë kësaj qëndron tek gjërat e vogla. /TV Malisheva