Andrra Destani së bashku me këngëtarin e njohur, Sinan Hoxha, janë në pritje të fëmijës së dytë.
Më parë, çifti i estradës shqiptare e kishin mohuar se janë në pritje të ëmbël, ndërsa tani e bënë publike.
Në një postim në rrjetin social Instagram, zeshkania ka ndarë setin e ri fotografik, ku shihet me barkun e rrumbullakosur.
“Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohim i lutjeve të Ansit”, është shprehur ajo në përshkrim.
Tutje, Destani shtoi: “Falënderuese pafund Zotit për dhuratën më të bukur të Ansit, një vëlla”.
Me një mesazh të tillë u nënkuptua se ajo dhe artisti shqiptarë do të bëhen edhe me një djalë tjetër. /TV Malisheva