Një studim i kryer nga Shoqata Amerikane e Kardio zbuloi se mos konsumimi i duhur i arrave, veçanërisht bajameve, rrit shanset për të marrë sëmundje kardiovaskulare.
Shkencëtarët pastaj u përqendruan vetëm në bajame, dhe këtu është fuqia që ata kanë nëse i konsumoni ato çdo ditë, transmeton KosovaPress.
– Redukton aknet. Pacientët me këtë problem është konfirmuar se kanë nëntë për qind më pak vitaminë E në gjak. Nëse hani bajame çdo ditë, lëkura juaj do të jetë e shëndetshme, e butë, pa puçrra në planin afatgjatë. Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe antioksidues, si dhe acide yndyrore omega 6. E gjithë kjo shpejton shërimin e lëkurës.
– Ndihmon në luftimin e diabetit. Studimi zbuloi se gjendja e përgjithshme fizike e pacientëve me diabet tip 2 u përmirësua kur hanin bajame çdo ditë. Këto arra kanë efektin e zvogëlimit të kolesterolit të keq dhe nivelit të sheqerit në gjak.
– Lehtëson shërimin pas lindjes. Që nga kohërat e lashta, indianët kanë përdorur bajamet si një ilaç natyral për të rregulluar funksionin e zorrëve dhe për të rritur energjinë. Ata janë një përbërës i rëndësishëm në dieta dhe shpesh rekomandohen për gratë pas lindjes së fëmijëve dhe shërim më të shpejtë.
– Konsumimi i bajameve është treguar se përmirëson aktivitetin e trurit. Nëse hani 74 gramë në javë gjatë shtatzënisë, fëmija juaj do të jetë më i zgjuar, sipas një studimi të shkencëtarëve spanjollë, të kryer në më shumë se 2,000 gra shtatzëna.
Fëmijët e tyre u monitoruan në moshën një, pesë dhe tetë vjeç, dhe u tregua se fëmijët e nënave që hanin bajame kishin një koeficient më të lartë të inteligjencës.