Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar katër persona të prekur nga covid-19, ndërsa janë regjistruar pesë raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në kontakt me rastet në terren.

Rastet e reja të regjistruara sot vijnë nga këto vendbanime: nga 2 raste në Tërpezë dhe Astrazup dhe 1 rast në Llazicë, ndërsa numri i rasteve aktive është 80 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 510 raste, prej tyre 398 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 80 persona./TV Malisheva

Share.