Djaloshi pesëmuajsh e gjysmë Unik Statovci ka ndërruar jetë para pak kohësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Familja e tij kishte kërkuar ndihmë pasi ata nuk mund ta përballonin mjekimin e shtrenjtë për vogëlushin.

Por, fatkeqësisht ai nuk ka arritur ta tejkalojë këtë sëmundje të rëndë dhe ka ndërruar jetë, njofton Klan Kosova.

Familja e tij ka vendosur që të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e Unikut nga njerëzit vullnetmirë t’i dhurojë për fëmijët e tjerë që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Babai i tij Valmir Statovci ka postuar edhe transferet bankare për të dëshmuar kështu të gjithë ata që kanë kontribuar financiarisht për shërimin e Unikut.

Postimi i plotë i babait të Unikut, Valmir Statovci:

Përshëndetje familjar, miq e dashamir!
Deshta ta boj dhe një positm të fundit me rastin e Unikut tonë.
Edhe njëherë ju falenderojm të gjithëve nga zemra për kontributin e dhën!
Të gjitha mjetet e pa shpenzuara për Unikun, ne si familje kemi vendosur t’i ndajm për fëmijët e tjerë të sëmur të cilët kanë pasur nevoj për ndihmë financiare, me shpresë që ata mos ta kenë fatin e Unikut po të sherohen inshallah!

Shuma e tepruar e cila edhe është shpërndar nga ana jonë është 78.026,00€
Shikoni fotot ku shihen transferet e bëra përmes bankës:

Leanit Prenka: 10.000,00€
Elma Vokshi: 500,00€
Denis Telaku: 20.000,00€
Blerond Maraj: 5.000,00€
Faton Berisha: 15.000,00€
Aridona Podvorica: 5.000,00€
Fjolla Kokollari: 4.000,00€
Blinera Berisha: 2.000,00€
Anuar Krasniqi: 8.000,00€
Elmedina Sogojeva: 2.000,00€
Diart Zhitia: 2.000,00€
Vlera Selimi: 526,00€

Para kesh ju është dhën:
Kushtrim Hodolli 1000€
Denis Telaku 1000€
Almos Zekolli 2000€

Me respekt
Valmiri,Valdrina dhe gjithë familja jonë.

Share.