Studimet e reja shkencore tregojnë që konsumimi i karbohidrateve në fund të racionit ka pasoja të volitshme për shëndetin tonë
Studimet, të cilat i ka udhëhequr profesoresha e Fakultetit të Universitetit të Nju-Jorkut, Louis J. Aaron, ka qenë e inspiruar me të dhënat e pamjaftueshme shkencore mbi atë se a ndikon koha kur konsumohen karbohidratet në nivelin e sheqerit dhe në gjak.
Doktoresha Aaron me kolegët e vet ka studiuar mënyrën e ushqimit të 16 diabetikëve.
Grupi i parë ka konsumuar karbohidrate dhjetë minuta pas proteinave dhe perimeve, grupi i dytë ka ngrënë karbohidrate para perimeve dhe proteinave, ndërkaq grupi i tretë i ka konsumuar të gjitha njëherësh.
Koha për karbohidrate
Secilit individ i është matur niveli i gjakut në gjak para ngrënies dhe 30 minuta pas ngrënies.
Është treguar që ai grup i cili ka konsumuar karbohidrate në fund, ka pasur 53,8 për qind më pak sheqer në gjak nga grupi i cili ka konsumuar karbohidrate para mbetjes së racionit dhe për 40,4 për qind më pak sheqer në gjak nga ata të cilët kanë ngrënë njëherësh të gjithë artikujt.
Shkencëtarët konsiderojnë që konsumimi i karbohidrateve në fund të racionit, ndikon në nivelin e insulinës, i cili është i nevojshëm për metabolizmin e sheqerit në gjak.
Gjithashtu, ekziston bindja që kjo mënyrë e ushqimit ka mundur të ndikojë në humbjen e peshës trupore, sepse nivelet e vogla të insulinës në organizëm çojnë deri në dobësim. /TV Malisheva