Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dje pasdite ka vizituar fabrikën e maskave “Myfixmask” në Bellanicë, ku është njoftuar me punën që është duke bërë, si dhe ka biseduar edhe punëtorët e angazhuar në këtë fabrikë, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë dhe e cila prodhon prodhimet e saj i exporton në tregun e jashtëm.
Nënkryetari Berisha, këtë vizitë e ka realizuar gjatë vizitave të rregullta në vendpunishte të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës, për tu njoftuar me punën që kryhet në sektorin privat të biznesit.
Gjatë pasdites së djeshme, nënkryetari Berisha, i ka vizituar edhe disa nga bizneset në Komunën e Malishevës, si dhe realizimin e disa projekteve në vendbanime të ndryshme, për tu njoftuar nga afër me punën që bëhet në këto biznese, e po ashtu edhe me realizimin e projekteve kapitale.