Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar gjashtë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 511 raste, prej tyre 412 janë shëruar, 32 kanë vdekur me aktiv me covid-19 janë edhe 67 persona. /TV Malisheva