Leicester City ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me trajnerin Brendan Rodgers deri në qershor të vitit 2025.
Trajneri anglez ishte i lidhur me një largim nga Leicesteri, por sot vet klubi i ka hedhur posht të gjitha mundësit.
“Jam këtu për ta ndihmuar klubin dhe të krijomë një të ardhmen sa më të mirë”, ishin fjalët e Rodgers pas nënshrkimit të kontratës.
Leicesterin ndeshjen e radhës do ta luajë të dielën kundër Aston Villës në kuadër të Premier League.
Kujtojmë që Leicesteri renditet në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë më pak se Liverpooli.