Artistja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ditë më parë bëri rikthimin në skenë pas nëntë vitesh.
Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, këtë herë ka debutuar në tregun ndërkombëtar me projektin “Precious”.
Duke qenë se ka bërë rikthimin pas një pauze të gjatë, kënga e Hadërgjonajt u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.
Ndërkohë, ajo së fundmi ka marrë një përkrahje edhe nga ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.
“Duke treguar dashuri për miken më të mirë të Ariel, urime”, ka shkruar ajo, referuar grimerit të njohur Ariel, i cili njëherësh është mik edhe i familjes së Kardashian.
Siç Anxhelina tregon në një nga intervistat e fundit, klipi i këngës u xhirua një vit më parë dhe se ka punuar mjaft shumë për debutimin e radhës.
Për pak ditë “Precious” ka grumbulluar mijëra klikime në kanalin YouTube. /TV Malisheva