Sam Jayne, muzikani i cili ishte njëherësh frontmeni i grupit “Love as Laughter”, ka vdekur.

Jayne, 46 vjeçar, ishte zhdukur më 6 dhjetor dhe miqtë filluan një fushatë në rrjete sociale për të gjetur këngëtarin.

Ai u gjet në makinën e tij dhe një hetim paraprak nuk tregoi asnjë ‘shenjë të krimit’, sipas Pitchfork.

Zeke Howard, shok i grupit të Jayne “Love and Laughter”, konfirmoi lajmin në Instagram, “Sam ynë i dashur nuk është më me ne, por do të qëndrojë gjithmonë në mendjen tonë”.

“Ju lutem respektoni privatësinë e familjes tonë”, shtoi ai.

Jayne ishte gjithashtu edhe anëtar “Modest Mouse” në vitet ’90. /TV Malisheva

 

Share.