Karantina e gjatë në shtëpi, me pizhama dhe rroba të tjera të përditshme mund t’jua ketë zbehur pak kreativitetin, prandaj pak frymëzim nuk ju bën keq.

Ndoshta nuk na pëlqen stili i çdo personazhi të njohur, por të gjithë biem dakord kur themi se ato vishen shtrenjtë!

Sidoqoftë, këto veshje mund t’i rikrijoni dhe ju, me produkte më pak të kushtueshme, por që duken (thuajse) njësoj.

– Jennifer Lopez

Një pallto bezhë/camel, streçe lëkure, kambale (këpucë) të zeza dhe golf i zi. Kaq mjafton për t’u dukur si J Lo.

– Kendall Jenner

Kombinimi me disa nuanca të bezhës, për një pamje gjithmonë chic.

– Bella Hadid

Një “layered look” si Bella, mund ta rikrijoni me një bluzë/këmishë, jelek dhe xhaketë.

– Selena Gomez

Palltot “Teddy” kanë qenë po aq IN këtë vit, sa sezonin e kaluar.

– Sofia Richie

Këtë mund ta realizojnë të gjithë.

– Elsa Hosk

Nëse doni një pamje si të Elsa Hosk, sigurohuni që xhaketa juaj ta marrë gjithë vëmendjen.

– Taylor Hill

Xhupat “Puffer” ose të fryrë, nuk kanë munguar as në garderobën e të famshmëve. Një t-shirt i bardhë, atlete dhe xhinse. Më thjeshtë se kaq nuk ka!

– Katie Holmes

Aktorja ka veshur gjithashtu “puffer”, por më të shkurtër, kombinuar me xhinset e gjera, të cilat këtë sezon kanë marrë vëmendjen që meritojnë.

– Irina Shayk

Një veshje bardhë e zi tregon dhe njëherë, fuqinë e kontrastit. Me çizmet e bardha dhe një çantë retro, veshja duket tërësisht e kompletuar.

Share.