Policia e Kosovës në Gërlicë të Ferizaj, kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkujë kosovarë, pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat kosovarë lidhur me një pronë prej 7.5 hektarë.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro.
“Dyshohet që kjo vepër të jetë kryer edhe në bashkëveprim me tre persona tjerë shtetas të Republikës së Serbisë. Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë./TV Malisheva