Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas mesnate në Malishevë, në rrugën “Ali Podrimaj”. Një person i moshës 85 vjeçare ka vdekur, pasi nuk ka mundur t’i mbijetoj lëndimeve të marra pasi djegies së shtëpisë.

Me datë 19.12.2020 rreth ores 03:30 minuta te mengjesit te sotem përmes telefonit është informuar Stacioni policor – Malishevë se në rrugën “Ali Podrimja” në Malishevë, është duke u djegur një shtëpi banimi.

Patrulla e policisë ka dalë ne vendin e ngjarjes ku aty kishin arritur dhe zjarrfikësit, dhe kanë marr të gjitha veprimet për shuarjen e zjarrit dhe largimin e një personi i cili kishte mbetur brenda, ku me emergjencë është dërguar në QKMF-Malishevë.

Sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencë.

Shakatari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasoj e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante si dhe njësia e hetimeve rajonale e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij trupi i pajetë dërgohet për obduksion ne IML-e Prishtinë.

Share.