Një hakeri holandez iu deshën vetëm disa përpjekje për të hyrë në llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump në Twitter.
Madje, sipas Business Insider atij iu deshën vetëm pesë përpjekje për të gjetur fjalëkalimin e saktë të Trump.
Po sipas BI, bëhet fjalë për fjalëkalimin “MAGA2020”.
Për këtë prokurorët holandezë këtë javë konfirmuan se hakeri “etik” zbuloi fjalëkalimin e Twitter të Trump dhe krijoi qasje në llogarinë e tij në tetor.
“Pas hyrjes së suksesshme, holandezi u përpoq të kontaktojë autoritetet amerikane për të raportuar cenueshmërinë e identifikuar. Ai e bëri të njohur veten dhe dha këshilla se si të rregullohet kjo dobësi”, kanë shkruar prokurorët në një postim në blog të shkruar fillimisht në holandisht.
Por përkundër kësaj shkruan BI, Twitter ende nuk e ka konfirmuar hakimin – dhe Shtëpia e Bardhë e kishte mohuar një gjë të tillë në tetor.
Ndërkohë Gevers ka postuar një fotografi në Twitter të një fletëpalosje nga një tubim i tetorit të Trump në Pensilvani.
Rrjeti wifi në atë tubim u emërua “Make America Great Again” dhe përdori fjalëkalimin “MAGA2020!!”
Hakeri Victor Gevers nuk do të akuzohet për një krim, sepse ai menjëherë e raportoi atë tek autoritetet në SHBA dhe Holandë.
Hakimi është një krim atje, por ‘zbulimi i përgjegjshëm’ për autoritetet mund të shpëtojë hakerin nga dënimi, thanë prokurorët./TV Malisheva