Jaguari është duke kryer punët e fundit në modelin e ri tërësisht elektrik, që do të quhet “J-Pace” dhe do të shërbejë si rival direkt i modelit tërësisht elektrik “Tesla Model X”.
Lëkundjet në menaxhmentin e Jaguarit kanë bërë që kompania të fokusohet në rivalizimin e gjigantëve të veturave elektrike.
Detajet për modelin “J-Pace” ende s’janë zbuluar, por “Auto-Express” raporton se modeli SUV-elektrik do të bazohet në strukturën “MLA” që i shërben edhe modeleve Jaguar XJ dhe Range Roverëve të rinj.
Platforma është krijuar për të përkrahur modelet benzinë dhe dizelë, hibridë dhe tërësisht elektrikë, por “J-Pace” do të jetë vetëm në versionin e fundit.
Për të rivalizuar “Tesla Model X”, “J-Pace” do t’i duhet të kalojë distancën e 300 miljeve me një mbushje. Pritet të ketë sistem që tërheqë me të katër rrotat.
Ende s’dihen detajet se kur do të dalë në treg modeli i ri./TV Malisheva