Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prezantoi ekspozitën dhe mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit në Kosovë për vitin 2019, të cilin e morri Selviana Hysenajt, pastaj çmimin e dytë Valdrin Fetahut dhe të tretin Alban Dragoshi.
KDI e organizoi këtë garë për herë të pestë me qëllim që t’i vetëdijësojë qytetarët për pasojat e korrupsionit dhe t’i nxis ata që të ngrisin zërin kundrejt kësaj dukurie.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se Agjencia Kundër Korrupsionit, gjithmonë është munduar t’i ndihmojë shoqërisë civile kundrejt luftës së korrupsionit.
Havolli: Këto fotografi paraqesin gjendjen reale me të cilën po ballafaqohet Kosova
“Agjencia Kundër Korrupsionit është mundu që konform mandatit të vet të misionit, që t’iu dal në ndihmë edhe shoqërisë civile dhe ka ofruar një bashkëpunim të mjaftueshëm sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe ndihmë rreth shoqërisë civile, po ashtu sa i përket ditës së sotme dhe kësaj ekspozite nuk kemi çka flasim shumë, niveli i varfërisë shihet si rezultat i korrupsionit dhe vet ekspozita, vet këto foto, e paraqesin gjendjen reale me të cilën po ballafaqohet Kosova”, tha Havolli.
Ai tha se për luftimin e korrupsionit duhet të mobilizohemi bashkërisht me shoqërinë civile sepse sipas tij, zëri kritik i shoqërisë, ka ndihmuar që disa çështje të shkojnë përpara.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Arben Kelmendi, tha se java kundër korrupsionit është bërë tradicionale e krejt kjo për t’i vetëdijesuar dhe njoftuar qytetarët për ligjin e sinjalizuesve, ligj ky i cili ka për qëllim mbrojtjen e tyre nga padrejtësitë.
Kelmendi: Java kundër korrupsionit është bërë tashmë tradicionale
“Kjo javë tani është bërë tashmë tradicionale jo vetëm nga Instituti Demokratik i Kosovës, mirëpo besoj që nga të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe sivjet për temë e kemi zgjedhur ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, kemi menduar se është mirë që ky ligj i cili është ka hyrë në fuqi para 1 viti, t’i jepet pak një promovim dhe të vetëdijesohen qytetarët për ekzistencën dhe miratimin e këtij ligji dhe për mënyrat për mbrojtjen dhe të drejtat të cilat i garanton ky ligji i rëndësishëm i cili është pjesë e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit”, tha Kelmendi.
Kelmendi tha se gjatë gjithë javës do të zhvillojnë një fushatë intensive përmes të cilës do të mundohen t’i vetëdijesojnë qytetarët për të drejtat e tyre në rast se sinjalizojnë, ndonjë padrejtësi ose parregullsi në vendin e tyre të punës.
E krejt në fund u bë edhe ndarja e çmimeve për fotografit më të mira të cilat pasqyrojnë gjendjen aktuale të korrupsionit në Kosovë.
Në garë ishin 80 fotografi ku tri prej tyre morën çmime.
Çmimi i parë për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit i takoi Selviana Hysenajt, i dyti Valdrin Fetahut, ndërsa, i treti Alban Dragoshi.
Për një fjalë rasti foli edhe fituesja e çmimit të parë Selviana Hysenaj, e cila tha se këto fotografi flasin vet për situatën në të cilën është vendi dhe rajoni.
Hysenaj: Shpresojë se kjo fushatë do t’i senzibilizoj qytetarët e Kosovës
“Po mendoj dhe shpresojë se kjo fushatë ka me sensibilizu qytetarët e Kosovës për ketë dukuri kaq negative dhe besoj që fotot janë t’u fol vet, për situatën që është në rajon dhe në vend, presim përmirësime”, tha ajo.
Ndryshe, 9 dhjetori shënohet si dita ndërkombëtare kundër korrupsionit në të gjithë boten