Shpat Deda është ndër artistët shqiptarë që pëlqehet shumë për zhanrin që kultivon.
Ai tashmë ka surprizuar fansat e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke bërë të ditur se ka lansuar albumin e tretë.
“Rrugës” mban titullin prodhimtaria muzikore, që është publikuar në pothuajse të gjitha platformat digjitale.
“Albumi ‘Rrugës’ është dhuratë për ju në fundin e këtij viti të zymtë, me shpresë se do t’jua ngrohë sadopak zemrat”, ka shkruar ai në përshkrim.
Tutje ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti Joss Stone, që përçoi ngrohtësi dhe pozitivitet tek ai.
Falënderimi për fansat e tij nuk mundoi as këtë herë nga artisti, që prej tyre merr dashuri dhe mbështetje të madhe.
Vlen të përmendet se një lajm i tillë u prit tejet mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /TV Malisheva