Ka ardhur edhe fitorja e parë për Vëllaznimin e Sadat Pajazitit. Gjakovarët kanë triumfuar me rezultat minimal 2-1 përballë Malishevës, raporton Gazetasheshi.com.

Almedin Murati ka qenë golashënues i dyfishtë në këtë sfidë për ‘kuqezinjtë’.

Së fundi, Vëllaznimi ishte mposhtur nga Onix në takim miqësor me po të njejtin rezultat 2-1 dhe atë në Gjakovë.

Gjatë ditëve në vazhdim klubi gjakovar pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje tjetër kontrolluese.

Share.