Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka dënuar sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor në Shërbimin Urgjent në Prizren.

Nga kjo Federatë është thënë se dhuna ndaj tyre është e papranueshme, andaj edhe duhen të shqiptohen dënime meritore ndaj kryersve të këtyre veprave.

” Dhuna ndaj punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e patolerueshme, FSSHK fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vpere të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor”, është thënë nga FSSHK.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor në Shërbimin e  Urgjencës në Prizren.

Dhuna ndaj punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e patolerueshme, FSSHK fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vpere të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

FSSHK fton të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre, ti bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm.

Punëtorët shëndetësor po dëshmohen qdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në orfimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre./TV Malisheva

Share.