Me vetëm 34 kalori në 100 gramë, brokoli është një perime ideale dietike, plot me vitaminë C, vitaminë A, riboflavinë, kalcium, magnez, hekur, fosfor dhe kalium.
Brokoli është një ushqim që mund ta konsumojmë pothuajse në çdo kohë të vitit, të freskët ose të ngrirë, dhe është i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Përgatitja e krem-supës me brokoli është relativisht e shkurtër, ndërsa për shkak të dendësisë dhe kremozitetit të saj, ajo mund të shërbehet edhe si një pjatë më vete.
Zgjidhni perimet tuaja me kujdes; kërcejtë e brokolit duhet të kenë lule jeshile të mbyllura. Mund ta ruani brokolin të freskët në frigorifer deri në katër ditë pa e humbur freskinë dhe strukturën e tij.
Gjithashtu mund të përdorni perime të ngrira për krem-supë. /TV Malisheva