Video e rrallë e incizuar nga rusët që tregon shkatë.rrimin e Hiroshimas dhe Nagasakit, pak pas shpërthimit të bombës atomike të lëshuar nga SHBA-të në vitin 1945.
Hulumtuesit nga Bashkimi Sovjetik kanë kapur pamjet e qyteteve të rrafshuara japoneze, vetëm një muaj pas bombardimeve të SHBA-së.
Video bardhezi, e cila është e gjatë rreth 5 minuta, i është dorëzuar kryeministrit japonez Shonzo Abe në korrik të viti 2016, nga kryetari i Dumës Ruse, Sergei Naryshkin.
Për herë të parë qyteti i Hiroshimas dhe Nagasakit kanë marrë pamjet e pasojave të bëra nga Bashkimi Sovjetik në atë kohë.
Kjo video tani do të shfaqet në Muzeun e Bo.mbës Atomike në Nagasaki, si pjesë e një ekspozite për të shënuar 71 vjetorin e bombardimeve.
SHBA-të gjatë vitit 1945, konkretisht me 6 dhe 9 gusht kanë gjuajtur dy bo.mba atomike, njërën në qytetin e Hiroshimas e tjetrën në Nagasaki, duke lënë të vdekur mbi 140 mijë njerëz. /TV Malisheva