Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK)Fehmi Mehmeti theksoi sot se sipas parashikimeve ekonomike, Kosova pritet të shënoj një rënie ekonomike 7.2 përqind.
“Si pasojë e pandemisë Covid-19, rritja ekonomike për vitin 2020 pritet të shënoj rënie 7.2 përqind”, tha ai.
Në konferencën për media për fundvit, Mehmeti tha se remitencat nga diaspora në këtë kohë të vështirë pandemike vazhduan rrjedhën, prej muajt janar deri në tetor kanë shënuar 796.5 milionë euro, me një rritje vjetore 12 përqind.
Guvernatori Mehmeti tha se sektori bankar në këtë vit ka pasur rol kyç në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, derisa ky sektor vazhdon të jetë i qëndrueshëm, stabil dhe mirë i kapitalizuar.
Sa i përket arbitrazhit me “Iute Credit”, guvernatori tha se veprimet do të jenë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe presin të fitojnë rastin në arbitrazh.
“Sa i përket argumentimeve dhe fakteve ky proces do të jetë në favor të Kosovës”, theksoi ai.
Ndërsa, nga 6.5 normat e interesit kanë shënuar rënie në 6.3 përqind.
BQK në bazë të një konkursi ka shpallur Qëndrim Shkodrën “ekonomisti i vitit”.