TV Malisheva gjatë vitit 2020, ka përcjellë të gjitha aktivitet që kanë ndodhur në vend, në të gjitha fushat.
Pa dyshim që e kemi pasur të vështirë të selektojmë shumë personalitete që kanë punuar në vitin 2020, ka pasur profesionist që në heshtje kanë punuar, ka pasur njerëz që kanë dhënë kontribut për shoqërinë tonë.
Kolegjiumi i TV Malishevës, ka ardhur në përfundim që të shpallë dhe të ndajë një mirënjohje simbolike personalitetit të vitit 2020.
Personalitet të vitit 2020, TV Malisheva shpallë kryetarin e Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj.
Vendimin që kemi marrur, e kemi mbështetur në angazhimin gjatë gjithë vitit në punën dhe aktivitetin e tij politik.
Z. Begaj nuk është ndalur asnjëherë në punën e tij, ka qenë i gatshëm të jetë në ndihmë të çdo qytetari.
Z. Begaj në krye të detyrës ka rrezikuar edhe shëndetin e tij, ku është prekur nga COVID19.
Z. Begaj ka qenë një nga personalitetet më të qasshëm gjatë aktivitetit të tij politik.
Po ashtu z. Begaj ka treguar gatishmëri dhe bashkëpunim korrekt me ne si medium në çdo kërkesë.
Z. Begaj tani është në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe ne si medium televiziv i urojmë shërim sa më të shpejtë.