Melisa Sata dhe Kevin Prince Boateng i kanë dhënë fund lidhjes. Marrëdhëniet aspak të mira në çift e kanë shtyrë bukuroshen italiane dhe futbollistin e Monzës që t’i japin fund historisë 9-vjeçare të dashurisë.
Lajmi është konfirmuar nga dyshja në rrjetet e tyre sociale, ku zbulojnë se pas një periudhe distancimi nga njëri-tjetri kanë vendosur të ndërpresin përfundimisht marrëdhënien e tyre të dashurisë. Melissa dhe Boateng kanë pranuar se asgjë nuk po shkon mirë mes tyre prej kohësh.
Sulmuesi i Monza dhe prezantuesja italiane u martuan në vitin 2016, por prej vitit 2019 marrëdhënia u kris dhe ndarja duket se ka qenë edhe hapi i duhur për ta. Nga martesa e tyre, çifti Boateng ka një djalë, Maddox, të cilin kanë vendosur që ta rrisin së bashku. /TV Malisheva