Sulmi nga interneti ndaj Departamentit amerikan të Thesarit është pranuar se ka qenë më serioz sesa u raportua javën e kaluar.
Hakerët që pretendohet se kanë punuar për interesa të Rusisë mësohet se kanë komprometuar emailet e zyrtarëve më të lartë të Financave në vend.
Kjo mund të jenë arritur duke siguruar kodet sekrete që i bënin ata të hapnin kontot elektronike postare të drejtuesve pa rënë në syrin e sigurisë.
Vetë shefi i Financave, Stivën Mnaçin, ka deklaruar se ai nuk beson se hakerët kanë arritur të kenë qasje në dokumentet dhe sektorët më të fshehta që disponon Departamenti.
Sulmi kibernetik është kryer nëpërmjet shfrytëzimit të të metave në aplikacionin e kompanisë amerikane, “SolarWinds” që përdoret nga menaxherët e disa rrjeteve informatike në vend.
Gjurmët e ndërhyrjeve rezultojnë që nga tetori i kaluar, dhe viktima kanë rënë një numër departamentesh si ai i Shtetit, i Energjisë, i Sigurisë së Brendshme, si edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit.
Ndërsa përgjegjësia për fushatën e spiunazhit i është ngarkuar Rusisë, presidenti Donald Tramp ka thënë se Kina mund të jetë një tjetër shtet që ka interes ta dëmtojë vendin.
Si Kremlini, edhe Pekini kanë mohuar përfshirjen në sulmin e fundit kibernetik./TV Malisheva