Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S janë dy vetura jashtëzakonisht të fuqishme, dhe shumë njerëz në botë do të vazhdojnë të “ëndërrojnë” që t’i kenë në garazhin e tyre për faktin se janë shumë të shtrenjta.
Që të dy veturat posedojnë motor twin-turbo V8, por McLaren është me 4.0 litra e Ferrari me 3.9 – megjithatë që të dyja prodhojnë nga 710 kuaj-fuqi.
E për ta zgjidhur dilemën se cili është më i manovrueshëm dhe i shpejtë, “bishat” nga Britania e Madhe dhe Italia janë nxjerr në pistë për të vazhduar kështu rivalitetin.
Përpos shpejtësisë, aty janë vlerësuar edhe “aftësitë” e tyre për të arritur shpejtësinë nga 0-100 km/h për pak sekonda, si dhe efikasiteti i frenimit dhe stabiliteti gjatë ngasjes në shpejtësi të madhe./TV Malisheva