Nuk është sekret që “klubet e plazhit” janë bërë një shtesë e njohur për jahtet luksoze, por ai që zbukuron megajahtin e ri Indah është krejt ndryshe nga gjithçka që ka deri më tani në dete.

Në fakt, sipas mediave të huaja është më shumë si një vend argëtimi epik pranë ujit, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për ju, miqtë tuaj dhe madje edhe miqtë e miqve tuaj.

“Klubi i plazhit” me përmasa të mëdha është pjesa kryesore e konceptit prej 120 metrash, i cili u dizajnua nga Opalinski Design House. Kur ai “hapet” ngjanë me një

Ajo gjithashtu përmban një inxhinieri të mrekullueshme, për t’i dhënë asaj më shumë hapësirë.

Përtej “klubit të plazhit”, Indah, që do të thotë “i bukur” në indonezisht, ka një mori gjërash luksoze.

Ajo mund të strehojë një total prej 24 mysafirësh në 12 kabina dhe suita e pronarit bujar vjen e plotë me ballkonin e saj.

Diku tjetër, Indah ofron një xhakuzi dhe një “hije dielli” të tërhequr, një pishinë të madhe.

Pronarët gjithashtu mund të zgjedhin të shtojnë një hapësirë uljeje helikopteri dhe hangar për kërkime të mëtejshme në det.

Indah do të pajiset me një paketë shtytëse-elektrike me naftë për lundrim më të pastër dhe efikas.

Ajo do të mundësohet nga katër motorë MTU16V që së bashku japin një shpejtësi maksimale prej 45 kilometrash në orë dhe një diapazon prej 7,000 milje detare.

Kjo makinë që në këtë fazë është vetëm si koncept, do të ketë gjithashtu shtresa sipërfaqësore gjeneruese diellore dhe turbina vertikale me erë në bord për të prodhuar energji të gjelbër./TV Malisheva

Share.