Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe Drejtorit Menaxhues , Admir Shala në emër të FKEE-së nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte, për: SHFMU-në ”Ibrahim Mazreku” në Malishevë, SHFMU ” Labinot Krasniqi” në Mirushë dhe SHM ” Lasgush Poradeci”, Kijevë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë për Arsim dhe Eukim, Blerim Thaçin, të Shërbimeve Publike, Milazim Morinën dhe Zyrtarin, Fadil Shala, shprehen gatishmërin për bashkëpunim me përfaqësuesit e FKEE-së që përfitues të projekteve në këtë rast janë tri shkolla të komunës sonë, prandaj jemi edhe në të ardhmen të përkushtuar që nxënësve e mësimdhënësve t’u krijohen kushte më të mira, sa i përket edhe efiçencës së objekteve shkollore.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha shprehu falënderim për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim(IDA) dhe Programin për Partneritet të Bankës Botërore, pjesa e III për Evropën dhe Azinë Qendrore, që po i realizojnë këto projekte në komunën tonë në bashkëpunim me ne”.

Në fund nga të dy palët u tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Share.