Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën për sulm seksual ndaj Numan Baliqit, ish-ministër i Shëndetësisë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar, Arber Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit.

“Mund të konfirmoj se Gjykata e Apelit më anë të aktvendimit PN.nr.910/2020 të datës 02.12.2020, e ka refuzuar si e pabazuar ankesën e mbrojtëses së të pandehurit Numan Baliq avokate Aurora Mulhaxha, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë P.nr.646/20, i datës 12.11.2020, është vërtetuar”, ka thënë Jashari.

Share.