Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është shënuar asnjë rast i ri me covid-19, ndërsa pesë persona janë shëruar tërësisht nga covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren. Përndryshe Malisheva, vazhdon të mbetet në “zonën e gjelbër” apo si komunë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së covid-19.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë me covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, gjithsejtë janë regjistruar 538 persona të prekur me covid-19, ndërsa 454 prej tyre janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe 52 persona vazhdojnë të jenë aktiv me covid-19./TV Malisheva

Share.