Përzgjedhja e “veturës së vitit në Evropë” (Car of the Year) mbahet tradicionalisht që nga viti 1964, kurse vitin e kaluar epitetin e më të mirit e ka fituar Peugeot 208.
Sikurse deri më tani, modeli më i ri e më i mirë për vitin 2021, do të përzgjidhet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga gazetarët e automobilizmit. E emri i fituesit do të zbulohet më 1 mars të vitit të ardhshëm.
Markat me më së shumti modele në garën e sivjetme është Mercedes me katër, e pasuar nga Hyundai me tri. Ndryshe auto-industria e Koresë së Jugut ka depërtuar në garë edhe me një veturë tjetër – Kia Sorento.
Edhe BMW është në garë me dy vetura, e për titull do të konkurroj edhe Volkswagen Golf, Skoda Octavia dhe Dacia Sandero. Aty janë edhe katër modele të veturave elektrike.
Më poshtë ju sjellim të gjitha modelet që kanë hyrë në rrethin e ngushtë të garës
Audi A3
BMW Serie 2 GranCoupe
BMW Serie 4
Citroen C4
Cupra Formentor
Dacia Sandero
Fiat 500
Ford Explorer
Ford Kuga
Honda e
Honda Jazz
Hyundai i10
Hyundai i20
Hyundai Tucson
Kia Sorento
Land Rover Defender
Mazda MX-30
Mercedes-Benz GLA
Mercedes-Benz GLB
Mercedes-Benz GLS
Mercedes-Benz S klase
Peugeot 2008
Polestar 2
Seat Leon
Škoda Octavia
Toyota Mirai
Toyota Yaris
Volkswagen Golf
Volkswagen ID.3