Xiaomi Mi 11 po vjen dhe do të jetë telefoni i parë me Snapdragon 888. Modeli i ri i telefonit pritet të zbulohet më 28 dhjetor në një ngjarje mediale në Kinë.
Telefoni i ri Xiaomi do të jetë i pari që do të përdorë procesorin super të fuqishëm Snapdragon 888.
Gjithashtu, duket sikur do të prezantohet një version edhe më i fuqishëm i Mi 11 Pro me një kamerë me 108 megapiksel, ndërsa modeli bazë thuhet se do të ketë një kamerë me 50 megapiksel.
Asgjë nuk dihet më shumë rreth këtyre modeleve, por kamerat në telefon me siguri do të jenë të nivelit të lartë dhe thashethemet thonë se ekrani do të jetë 120Hz, me mbushje të shpejtë dhe një bateri të madhe.
Telefoni tjetër rival me këtë procesor ndoshta do të jetë Galaxy S21 kur Samsung ta zbulojë atë në janar. /TV Malisheva