Komuniteti i bizneseve kanë bërë thirrje se para se të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme të votohet buxheti për vitin 2021 në të kundërtën thonë se do të jetë një skenarë i dëmshëm për vendin dhe se nuk mund të flitet për një rimëkëmbje ekonomike.
E në rast se nuk do të ndodhë votimi buxhetit, atëherë komuniteti i bizneseve do të bojkotojnë të gjithë kandidatët dhe subjektet politike që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme. Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media.
Rukiqi madje tha edhe se sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) është shënuar rënie e qarkullimit mbi 1.2 miliardë euro, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por kryetari i OEK thotë se këtë vit Kosova ka shënuar rritje të eksportit.
Rukiqi: Mbi 1.2 miliardë euro rënia e të hyrave
“Rënia e qarkullimit që këtë vit deri më tani sipas të dhënave të ATK është mbi 1.2 miliardë euro në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo rënie e qarkullimit tek bizneseve nuk është humbje e bizneseve por rënie e qarkullimit”, tha ai në konferencë për media.
Rukiqi thotë se javën e fundit po raportohet për një rritje tek bizneset e që kjo është si efekt i ardhshëm së diasporës dhe parave të TRUST-it e që thekson që kjo ka krijuar një optimizëm tek bizneset.
Por që thekson se krizat e vazhdueshme politike mund të bëhen pengesë e bizneseve në vitin e ardhshëm.
Rukiqi: T’iu shmangemi bllokadave, votojeni buxhetin 2021
“Në mënyrë që të shmanget bllokada totale e vendit ne bëjmë thirrje që deputetët të jenë të arsyeshëm për aq sa ka dhënë hapësirë Gjykata Kushtetuese, që të mbajnë një seancë dhe të miratojnë buxhetin për vitin 2021 përkatësisht ndarjet buxhetore 2021. Nëse nuk ndodh kjo, jo që nuk mund të flasim për rimëkëmbje por do të jetë skenari më i dëmshëm për vendin që nga paslufta përshkak se nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe instrument financiar që do të mund ta mbajë funksional vendin dhe ta mbajë ekonominë në lëvizjes. Prandaj është thirrje e komunitetit të bizneseve që kjo përbërje e parlamentit në mesin e pak punëve të mira që kanë bërë për ekonominë, së paku ta përmbyllin këtë vit dhe këtë mandat me një vendim të mirë dhe të mirëpritur për biznese dhe qytetarët e vendit”, theksoi Rukiqi.
E nëse vendi shkon në zgjedhje para se të votohet buxheti 2021, atëherë komuniteti i bizneseve do të bojkotojë të gjithë kandidatët apo subjektet që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Rukiqi: Nuk do të përfshihemi në asnjë aktivitet ku ka kandidatë e subjekte politike
“Në anën tjetër në zgjedhje i rrisin kërkesat tek bizneset dhe organizatat e bizneseve për tu përfshirë në një mënyrë apo në mënyrën tjetër në procesin zgjedhor…të mos përfshihet në asnjë aktivitet dhe të mos organizojë asnjë aktivitet ku ka kandidat apo subjektet që garojnë në zgjedhjet e ardhshme të institucioneve qendrore të republikës së Kosovës. pra nuk do të përfshihemi në asnjë rast në aktivitet zgjedhore. Nuk do të marr pjesë si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk do të organizojmë diçka qoftë brenda Odës apo në ndonjë ambient tjetër.
OEK ka ndarë edhe një mirënjohje për afaristin kosovar me qëndrim në Gjermani, Bali Baliu, për të cilin Rukiqi thotë se po bëhet për kontributin që ka dhënë në rritjen e eksportit.
Madje Rukiqi theksoi se Kosova ka shënuar rritje të eksportit këtë viti, rritje e cila sipas tij nuk ka qenë ndonjë herë.