Kadri Morina-29 vjeçar nga Lumishta e Malishevës, është duke u përballur me sëmundjen e rëndë dhe të rrezikshme “Gloma Trunkus Cerebrei”, për shërimin e së cilës nevojitet trajtim jashtë vendit me kosto afërsisht 100 000 €.

Sipas mendimit të mjekëve që e kanë trajtuar në Kosovë dhe Shqipëri, Kadriu ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit. Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim e sipër dhe çdo vonesë intervenimi mund të jetë tragjike.

Ne si familje kemi kontaktuar Klinikën Neurokirurgjike në Münhen të Gjermanisë. Kadriu i është nënshtruar ekzaminimeve të para në këtë klinikë nën përkujdesjen e Prof. Dr. Bernhard Meyer. Vetëm biopsia të cilën do të kryen në muajin janar kushton 21 400 €, që më pas të vijoj me radioterapi apo kimioterapi (varësisht nga biopsia).

Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në Kosovë, pandeminë dhe koston e mjekimit, familja e Kadriut ka nevojë për ndihmë financiare nga institucionet dhe njerëzit vullnetmirë.

E gjithë familja e tij dhe ne shpresojmë për një mjekim të suksesshëm, ndaj për çdo ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës.

Donacionet e juaja mund t’i dhuroni në llogarinë bankare që është në emër të vëllaut të Kadriut, Mejdi Morina

Account No: XK051705018602331184
SWIFT CODE: NLPR XK PR

Numrat kontaktues 049457706 dhe 049448005

Share.