Një uebfaqe e njohur teknologjike, Tom’s Guide, ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të madhe të baterisë.

Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur pa pasur nevojë për ngarkues.

Pavarësisht nga fakti që, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, edhe kapacitetet e baterive që shumë prodhues vendosin në telefonat e tyre po rriten, jo të gjithë telefonat janë të njëjtë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat telefona kanë me të vërtetë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, telefonat vazhdimisht surfonin në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria.

Telefoni mesatar arriti të zgjasë 10 orë, por telefonat në listë arritën të përfitonin sa më shumë nga bateria dhe të shfletonin në internet për 11 orë.

Në krye të listës ishte modeli Motorola G8 Power, i cili qëndroi i ndezur për më shumë se 16 orë dhe ka një bateri 5,000 mAh.

Shihni një listë të plotë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)

2. Motorola G7 Power: 15:35

3. Asus ZenFone 6: 15:01

4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46

5. Motorola G Fast: 12:17

6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13

7. Motorola Edge: 12:12

8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58

9. iPhone 11 Pro Max: 11:54

10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48

11. LG G8X ThinQ Dual Screen: 11:46

12. Motorola Z4: 11:31

13. iPhone 11: 11:16

14. TCL 10 5G UW: 11:07

15. OnePlus 8 Pro: 11:05. /TV Malisheva

Share.