Bateritë e para të makinës turke do të prodhohen në vend, tha drejtori i përgjithshëm i Grupit të Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), raporton Anadolu Agency.
Në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit me gjigantin global të baterive Farasis, në Turqi do të formohet një ndërmarrje e përbashkët, theksoi Gürcan Karakaş gjatë Javës së Inovacionit në Turqi të mbajtur nga Asambleja Turke e Eksportuesve.
Ndërmarrja e përbashkët do të përqëndrohet gjithashtu në zgjidhjet e ruajtjes së energjisë, nënvizoi ai.
Duke folur për fabrikën e prodhimit të TOGG, ai tha se do të vendoset në një sipërfaqe prej 1,2 milion metrash katrorë dhe do të ketë kapacitetin prodhues prej 175.000 njësive në vit.
Në fazën e parë, TOGG do të prodhojë automjete sportive të segmentit C (SUV), pasuar nga sedan i segmentit C, hatchback i segmentit C, SUV i segmentit B dhe automjet me shumë qëllime të segmentit C.
TOGG u krijua në vitin 2018 nën udhëheqjen Unionit të Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë (TOBB) nga kompanitë Anadolu Group, BMC, Root Group, Turkcell dhe Zorlu Group përmes një bashkëpunimi./TV Malisheva